Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka-Nimani.
Bëhet e ditur se në takim u bisedua, ndër të tjera, për punën e deritashme dhe sfidat e Gjykatës Kushtetuese, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit institucional në konsolidimin e kapaciteteve të saj profesionale.
Konjufca e përgëzoi Caka-Nimanin për zgjedhjen e saj në krye të gjykatës dhe premtoi bashkëpunim të ngushtë, duke theksuar se sundimi i ligjit mbetet prioritet i institucioneve të vendit.