7.3 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Dhurata Hoxha deklarohet pas ngritjes së aktakuzës

Ish-Ministrja e Integrimeve Europiane, Dhurata Hoxha, e ka quajtur të pabazuar dhe absurde aktakuzën e Prokurorisë Speciale e ngritur sot ndaj saj dhe katër zyrtarëve tjerë të ministrisë për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Ajo ka thënë se nuk është njoftuar zyrtarisht për aktakuzën me të cilën ngarkohet lidhur me një kontratë për lobim në vlerë prej mbi 168 mijë euro.

“Nuk jam njoftuar zyrtarisht. Jam e pafajshme. Është absurde dhe kam ngritur padi për shpifjet nga raportimet joprofesionale”, ka thënë Hoxha, në një deklaratë për “Betimi për Drejtësi”.

“Ne kemi përcjellë procedurat lidhur me nënshkrimin e kontratës dhe jam plotësisht e pafajshme”, ka thënë ajo.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK, sot, ka ngritur aktakuzë ndaj ish-ministres së Integrimeve Europiane, Dhurata Hoxha, ish-sekretarit Kushtrim Cukaj dhe tre personave tjerë me inicialet F.M., D.Sh dhe N.O., për vepra të korrupsionit.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media, ku thuhet se aktakuza është ngritur në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Ish-ministrja Hoxha, ish-sekretari Cukaj dhe F.M. po akuzohen se në vazhdimësi kanë kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, paragrafi 2 lidhur me nenin 77 paragrafi 1 të KPRK-së.Kurse, D.Sh. dhe N.O. po akuzohen se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 paragrafi 2 të Kodit Penal.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img