1.7 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Qeveritë e deritanishme nuk ishin të interesuara për sigurime shëndetësore në Kosovë

Qeveritë të cilat deri më tash udhëhoqën me Kosovën, nuk kanë qenë të interesuara që ta implementojnë ligjin për sigurimet shëndetësore në Kosovë.
Kështu ka deklaruar Blerim Syla, kryetar i Federatës të Sindikatave të Shëndetësisë në Kosovë, i cili në një intervistë në emisionin ora e Fundit në Klan Kosova, po ashtu ka deklaruar se buxheti që ndanë qeveria për shëndetësinë është i vogël.
“Kemi pasur dëshirë të madhe që të futet sigurimi shëndetësor në Kosovë, që do t’iu shërbente qytetarëve. Mirëpo gjatë viteve të kaluara, asnjëra prej qeverisjeve nuk është interesuar për shëndetësinë”.
“Për shëndetësi të mirëfilltë Kosovës i duhen nga 400 mijë euro, por deri më tani buxhetin e kemi të vogël”.
Ai po ashtu ka deklaruar se për implementimin e ligjit për sigurimet shëndetësore, qeveria nuk po konsultohet me ekspertë të fushës.
“Nuk kemi ekspertë për të implementuar edhe ligjin për sigurimet shëndetësore. Ne sindikatat duhet të punojmë me këta njerëz”.
Ndër të tjerash, ai ka thënë se sektori i shëndetësisë në Kosovë, ka nevojë edhe për më shumë staf.
“Kosovës i nevojiten 7000 punëtorë në shëndetësi, 2000 infermierë dhe edhe 200 mjekë”, ka thënë Syla, në Orën e Fundit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img