3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Albin Kurti nuk e pranon marrëveshjen e SHBA-së, e quan antikushtetues nënshkrimin e saj

Kryeministri Kurti nuk ka pranuar që sot në Kuvend të flasë për marrëveshjen e Washingtonit. Vetëm se, në seancën ku është ftuar për diskutimin rreth qëndrimit të Qeverisë Kurti për marrëveshjen, që po e përkrah edhe administrata e Presidentit Joe Biden. Kurti sot vetëm ka akuzuar ish-kryeministrin Hoti që e ka nënshkruar atë marrëveshje, duke thënë se ka bërë veprim antikushtetues kur është zotuar për moratoriumin njëvjeçar të aplikimit në organizatat ndërkombëtare. Për Ujmanin dhe lidhur me studimin që ia ka çuar ambasada amerikane ka thënë se liqenin do ta ruajë nga “pretendimet”.

Sipas kryeministrit Albin Kurti, është mjaftueshëm për marrëveshjen e 4 shtatorit, të nënshkruar nga Kosova dhe Serbia në Shtëpinë e Bardhë,

“Për formën, funksionin dhe përmbajtjen e zotimeve të 4 shtatorit të vitit të kaluar është diskutuar mjaft, por efekti i menjëhershëm i atij zotimi nuk pat’ qenë ai që ndodhi pas nënshkrimit, por që i parapriu nënshkrimit dhe kjo ishte hapja e portës së Shtëpisë së Bardhëm për presidentin e Serbisë”, ka thënë Kurti.

Kryeministri, që refuzon të flasë me përmbajtjen insiston ta fajësojë kryeministrin e atëhershëm, Avdullah Hotin, se ai ia mundësoi presidentit serb, Aleksandër Vuçiqit, që të hyjë në Shtëpinë e Bardhë.

“Do të ishte e pamundur për Serbinë që kreun e saj shtetëror, pjesëmarrësin e luftërave në ish-Jugosllavi, ministrin e Informatave të Millosheviqit ta mirëpresë, pa ja shtruar paraprakisht tepihun e kuq, dikush nga vendi i viktimave  e dhe askush më pak se sa kryeministri i atëhershëm. Ky ishte efekti i menjëhershëm i atij nënshkrimi, para se të ndodhë”, ka thënë ai.

Ai përmendi edhe vizitën e ish-kryeministrit të Serbisë, Zoran Gjingjiq të realizuar në ShBA në fillim të kësaj dekade. Ai theksoi se ai është vrarë pikërisht nga forcat që e kanë shkaktuar gjenocidin në vendet e ish-Jugosllavisë.

“Në fillim të dekadës së parë të këtij shekulli pat’ qenë kryeministri i ndjerë i Serbisë, Zoran Gjingjiq, i cili ishte mirëpritur në Shtëpinë e Bardhë dhe askush pas tij. E, dihet se ai u vra pikërisht nga forcat që e shkaktuan gjenocid të shumëfishtë në hapësirën e asaj që dikur quhej ish-Jugosllavi”, deklaroi ai. Pra, le të mos e harrojmë efektin e menjëhershëm.

Për sa i përket qëndrimit të Qeverisë për Liqenin e Ujmanit, Kurti theksoi se nuk kanë ndryshuar qëndrim.

“Liqeni i Ujmanit është liqe artificial, liqe nga Kosova dhe i Kosovës. Ne do t’i përdorim të gjitha argumentet në këtë studim të fizibiliteit të publikuar së fundi por jo vetëm, dhe studimet e tjera, për ta mbrojtur këtë pasuri të Kosovës nga çfarëdo pretendimi. Pra, qëndrimi ynë është i qartë. Sa më shumë argumente që të gjejmë, aq më mirë do të jetë dhe sa më pak sulme që të ketë për këtë pasuri të Kosovës aq më mirë do të jetë”, ka thënë Kurti.

Duke vazhduar të flasë rreth nënshkrimit të marrëveshjes së 4 shtatorit, Kurti ka thënë se nënshkrimi nga ana e Hotit ka qenë antikushtetues.

“Vetë në atë tekst kërkohet se do të kemi moratorium njëvjeçar për të mos aplikuar për t’u anëtarësuar në organizatat ndërkombëtare. Si është e mundur të thuhet se po thyhet izolimi ndërkombëtar e në të njëjtën kohë zotohesh për moratorium për mosanëtarësim në organizata ndërkombëtare, që në fakt është nënshkrim antikushtetueses. Nuk besoj që duhet të kemi lider të institucioneve që do të lavdërohen me shkelje të Kushtetutës me paramendim”, deklaroi ai.

Ai më tutje u bëri thirrje deputetëve që mos ta mbrojnë ShBA-në prej tij.

“Mos harroni që këso mbrojtje që ju pretendoni se po ja bëni SHBA-së prej meje, pra, si avokat të SHBA-së ndaj meje, duke qenë se nuk mund të bëheni tragjikë, po bëheni qesharakë. Duhet ta pushoni këtë lloj  mbrojtje e të ShBA-së prej meje. ShBA-të vështirë se mund t’i rrezikojë kushdo në botë,. E në këtë Kuvend t’i mbroni ShBA-të prej meje, në \pamundësi që të jeni tragjik, po bëheni qesharak. Me çka duhet të merrem unë, merrem unë. Për sa i përket të kaluarës po duhet të merrem, sen po merrem me juve”, deklaroi ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img