1.6 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Pretendimet e EULEX-it: Para e banesa për blerjen e dëshmitarëve për grupin ‘Drenica’

Prokuroria e EULEX-it pretendon se ka siguruar prova se Sami Lushtaku dhe grupi i tij ofruan shuma të majme të parave për dëshmitarët e mbrojtur të prokurorisë të cilët pritej të dëshmonin në gjykimin ndaj grupit Drenica.

Në aktakuzën të cilën e ka siguruar KALLXO.com përshkruhet metoda të cilën grupi e përdori për të bindur dëshmitarë për të ndërruar deklaratat e tyre gjatë gjykimit. Së fundmi Sami Lushtaku është dënuar me 7 vjet burg për krime lufte në gjykimin e grupit Drenica.
Aktakuza përshkruan se si u premtuan qindra- mijëra euro për të siguruar që dëshmitarët do t’i ndërrojnë deklaratat.
Rrustem Rukolli, Rexhep Xhota e Fatmir Mjaku akuzohen se në periudhën qershor 2013- prill 2015, e kanë bërë një plan në bashkëpunim i cili për qëllim kishte që dëshmitari C të bindej që të ndryshonte deklaratën. “Plani ishte që ai të japë një deklaratë të rrejshme në çështjen penale P. 938/13 duke i premtuar atij një shpërblim prej 40 mijë euro dhe një banesë në Fushë Kosovë e poashtu edhe pagesë për shërimin e gruas së tij të sëmurë në shkëmbim të tërheqjes së deklaratës së tij” thuhet në aktakuzë
I njëjti sipas aktakuzës procedurën paraprake kur ishte intervistuar kishte dhënë prova të mëdha ndaj të akuzuarve Sahit Jashari, Sami Lushtaku e Sabit Geci.
Aktakuza e Prokurorisë Speciale pretendon se tentativa për të blerë dëshmitarë pati edhe në rastet e tjera. Sami Lushtaku, Ismet Haxha, Skender Tahiri, Sheremet Jashari dhe Bajram Dibrani akuzohen se në periudhën qershor 2013- shtator 2015 kanë ndërtuar një plan për ta detyruar Dëshmitarin F që ta japë një deklaratë të rrejshme në këmbim të një shume parash prej 109 mijë euro.
Dëshmitari F ka dëshmuar në seancën e 10 korrikut 2014-të në grupin Drenica.
Aktakuza pretendon se përreth Sami Lushtaku dhe Ismet Haxhës është një grup i cili ka për qëllim t’i pengojë dëshmitarët e prokurorisë.
“Rrustem Rukolli, Rexhe Gjota, Fatmir Mjaku, Skender Tahiri, Sheremet Jashari e Bajram Dibrani akuzohen se prej qershorit 2013 deri sot, duke vepruar nën një plan të përbashkët, nën direktivat dhe udhëzimet e Sami Lushtakut e Ismet Haxhës, akuzuarit vendosën ta formojnë një grup prej së paku tetë personave aktiviteti kryesor i të cilit ishte që t’i pengojnë dëshmitarët e prokurorisë në rastin P. 938/13” thuhet në aktakuzë.
Këta dëshmitarë sipas aktakuzës dhanë deklarata fajësuese ndaj Lushtakut e Haxhës gjatë fazës hetuese në mënyrë që t’i bëjnë ata t’i ndërrojnë deklaratat gjatë procesit gjyqësor në përpjekje për ta fituar pafajësinë për Lushtakun e Haxhën dhe lirimin e tyre nga paraburgimi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img