3.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Haxhiu kërkon nga MSH-ja ta publikojë datën e skadimit për vaksinat e sjella nga Norvegjia

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, është sqaruar lidhur me deklaratën se disa prej vaksinave të sjella nga Norvegjia janë me afat të skaduar, deklaratë kjo e demantuar nga autoritetet norvegjeze, teksa ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë të publikohet data e skadimit të vaksinave AstraZeneca për imunizimin e koronavirusit.

Haxhiu, në emisionin ‘dPt te Fidani’ ka thënë se shqetësimi i tij ka qenë se pse ky donacion nuk është pranuar në prill, por në qershor të këtij viti.

“Pyetja ime ka qenë për MSH-në në zbatim të ligjit për pajisjen, për pranimin e donacioneve dhe atë që unë kam kërkuar sqarim nga MSH’ja, donacioni i cili është pranuar, të na sqarojë se pse Instituri Kombëtar i Shëndetësisë së Norvegjisë më 11 mars, kur ka tërhequr Astra Zenecën nga përdorimi ka deklaruar që ka 180 mijë ose më shumë vaksina në depo dhe nuk është ajo deklaratë e imja, por është deklaratë e Institutit të Shëndetësisë Publike, të cilët deklarojnë se nga këto vaksina, 58.200 u skadon më 30 qershor dhe të tjerave më 30 korrik”, deklaroi ai.

“Ky institut, më datën 22 prill, deklaron që në stok ka gjithsej 216 mijë vaksina Astra Zeneca prej të cilave, 24 mijë janë vaksina të cilat i takojnë Johnson&Johnson dhe se edhe ato, Instituti i Shëndetit Publik thotë se afati i skadimit të këtyre vaksinave është fundi i qershorit për një pjesë dhe pjesën tjetër fundi i korrikut”, ka thënë Haxhiu.

“Pyetja ime është pse është vonu MSH-ja me e marrë këtë donacion, kur Ministri Vita e ka taku më 18 prill ambasadorin norvegjez. Është dashur më shpejtë të sjellën vaksinat sesa afati i shkurtër që kanë aktualisht vaksinat e marra donacion. Ministria e Shëndetësisë duhet ta publikojë dokumentacionin dhe datën e skadimit të tyre”, ka shtuar më tutje deputeti i PDK-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img