1.6 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Hoxhaj takoi përfaqësuesit e shteteve frankofone, koordinohen për Samitin vjetor të Frankofonisë

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka mbajtur takim konsultues me ambasadorët e shteteve frëngjishtfolëse në Kosovë, ambasadorin e Francës, Didier Chabert, të ngarkuarën me punë të misionit të Lukesmburgut, Anne Dostert dhe shefin e Zyrës Diplomatike të Belgjikës, Jean Louis Servais, transmeton “Zeri.info”.
Takimi është zhvilluar në kuadër përgatitjeve të Samitit të Frankofonisë që do të mbahet javën e ardhshme në  Madagaskar. Ministri Hoxhaj i ka njoftuar diplomatët për iniciativën e MPJ-së për krijimin e një fondi bursash për të rinjtë frankofonë kosovarë si dhe për organizimin e një konference për investitorë frankofonë në Kosovë gjatë vitit të ardhshëm.
“Frankofonia është një ndër organizatat më të rëndësishme sa i takon ndërveprimit të Kosovës dhe qytetarëve të saj me një numër të madh shtetesh frankofone në fushat e ekonomisë, arsimit, kulturës dhe diplomacisë dhe ne synojmë të intensifikojmë bashkëpunimin”, ka deklaruar ministri Hoxhaj.
Nga ana tjetër iniciativa e MPJ-së është vlerësuar lartë nga përfaqësuesit e vendeve partnere të Kosovës, të cilët kanë shprehur gatishmërinë e shteteve të tyre për të bashkëpunuar në realizmin e këtyre projekteve, thuhet me tej në njoftim.
Kosova është pjesë e Organizatës Botërore të Frankofonisë (OIF) prej nëntorit të vitit 2014. Gjatë dy viteve të fundit, Kosova ka bërë progres në përafrimin me strukturat dhe programet e OIF. MPJ është ndër mbështetësit kryesorë të Javës së Frankofonisë dhe Festës së Muzikës në Kosovë, në bashkëpunim me Aleancën Franceze të Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img