-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Pa shtëpi dhe në kërkim nga Serbia, bashkëluftëtarët i dalin në ndihmë ish-pjesëtarit të UÇK-së nga Bujanoci

Ish-ushtarët e batalionit të I të brigadës 114 “Fehmi Lladrovci” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë marrë një iniciativë për të mbledhur para, me të cilat do të sigurojnë blerjen e një banese.

Ajo do t’i jepet më pas në pronësi shokut të tyre të luftës, Basri Sylejmanit, i cili atë kohë si 22 vjeçar erdhi nga Bujanoci për t’iu bashkuar ushtrisë, njofton Klan Kosova.

Që prej atëherë, ish-luftëtari nuk mundi të kthehet në vendlindje për shkak të një urdhër arresti nga shteti serb dhe as nuk mundi të sigurojë një banim të përhershëm në Kosovë.

Tani ai bashkë me familje jeton me qira në një shtëpi në Mitrovicë, në kushte jo edhe aq të mira.

Atë mund ta ndihmoni në xhirollogarinë bankare të organizatorëve:

NLB Banka: XK051701003013926984

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img