1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Çaji i blirit nxit djersitjen

Bliri është një nga bimët kryesore në mjekësinë popullore

Bliri aromatik karakterizohet nga lule të verdha të mjaltit, nga të cilat përgatiten çaje dhe pije me një shije të butë dhe të këndshme.

Çaji i blirit vepron si diuretik dhe nxit djersitjen intensive dhe rritë prodhimin e urinës.

Në mjekësinë popullore bliri përdoret kundër ftohjeve, gripit, kollës, infeksioneve të fytit dhe etheve.

Për shkak të efektit të tij qetësues, rekomandohet gjithashtu për relaksimin e trurit dhe nervave, kundër lodhjes, dhimbjeve të kokës dhe si një ndihmë në trajtimin e epilepsisë.

Bliri rekomandohet gjithashtu për gratë në menopauzë në raste tensioni dhe pagjumësie.

Gjithashtu, çaji i blirit mund të lehtësojë disa simptoma të periudhës pas menstruacioneve.

Nuk preferohet të pihet çaji i blirit para ngasjes së makinës. Po ashtu njerëzit që kanë probleme me zemër duhet të konsultohen me mjekët para se të përdorin çaj bliri.

Ky çaj ka një shije të veçantë dhe aromë dehëse. Çaji i blirit ka një nivel të lartë përbërësish të çmuar, flavonoidë dhe substanca të tjera që e bëjnë blirin si një bimë shumë të besueshme në treg.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img