0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Avokati Isuf Zejna: I emëruari drejtues i Zyrës Ligjore në MB, nuk është i dënuar për korrupsion

Avokati Isuf Zejna, ka reaguar sot ndaj lajmit të publikuar në media në lidhje me transferimin në Ministrinë e Mbrojtjes të zyrtarit publik, Avdylkader Muçaj, i cili në të kaluarën ishte gjykuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Ai ka thënë se është i pavërtetë raportimi se Avdylkader Muçaj, i emëruar drejtues i Zyrës Ligjore në MB, është i dënuar për korrupsion. Ka thënë se Muçaj është liruar nga akuzat nga shkalla e dytë dhe e tretë e gjykatës.

“Mos harroni që Avdylkadri është shfajsu me vendim meritor nga Gjykata e Apelit, vendim i cili është vërtetu nga Gjykata Supreme. Një person nuk konsiderohet i dënuar përderisa vendimi nuk është i formës së prerë”, ka thënë Zejna.

Shkrimi i plotë i avokatit Isuf Zejna:

#FakeNewsAvdylkader Mucaj nuk ka qenë asnjëherë i dënuarPo e shoh që një numër i mediave paskan fillu me reagu për transferimin e Avdylkader Mucajt në Ministrinë e Mbrojtjes, kinse i njëjti ka qenë i dënuar për korrupsion. 

Mos harroni që Avdylkadri është shfajsu me vendim meritor nga Gjykata e Apelit, vendim i cili është vërtetu nga Gjykata Supreme. Një person nuk konsiderohet i dënuar përderisa vendimi nuk është i formës së prerë. E mbasi veç jemi në këtë temë, disa fjalë për Avdylkadrin i cili është PhD në të Drejtën e Konkurrencës nga Universiteti i Lubljanes, ka Master (LLM) në Universitetin e Stockholmit. 

Avdylkadri ka një numër të madh të publikimeve në journals të ndryshëm. Ai është shembull i një personi që i ka dhanë shumë këtij vendi, e në këmbim nuk ka marrë asgjë përveç persekutimit edhe përbuzjes.

Paramendoni aktakuza kundër tij ka thanë se ai i ka sjellë përfitim të kundërligjshëm një ndërmarrje publike [Trainkos] e këtë vendim absurd të Gjykatës Themelore të Prishtinës e ka rrëzu si krejt të pa bazë Gjykata e Apelit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img