13.8 C
Pristina
Friday, September 20, 2024

Buy now

spot_img

Policia me fushatë sensibilizuese në Ferizaj: Vera është e bukur, por…kujdes

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot nga ora 10:00 , realizoi projektin ‘’Vera është e bukur , por…kujdes’’.

Qëllimi i kësaj fushate ishte sensibilizimi i qytetarëve, me synim parandalimin e incidenteve dhe aksidenteve në komunikacion.

Ata, në prani të medieve lokale, shpërndanë disa fletushka sensibilizuese me disa porosi për kujdesin për veturën, kujdesi ndaj çantës, parandalimin e aksidenteve në komunikacion, mos përdorimi i telefonit gjatë ngasjes , mos përdorimi i Facebook-ut gjatë ngasjes, kujdesin ndaj zjarreve, festo pa armë, sjellja e qytetarëve në dasma e ahengje të ndryshme.

Aktiviteti u mbajt në rrugën ‘Ahmet Kaçiku’, afër qendrës ‘’Village & Shoping ‘’ në Ferizaj.

Kësisoj, për disa ditë , do të shpërndahen fletushka edhe në zona tjera të Ferizajt.

Tani, që pritet të kemi më shumë qarkullim të shtuar të automjeteve në rrugë, aktiviteti i policisë, pas fushatës sensibilizuese do të vazhdojë me masa të shtuara të policisë, me masa ndëshkuese deri në fund të shtatorit.

Ishte, kjo edhe një përpjekje e policisë, që të zgjojnë vëmendjen e qytetarëve që të shtojnë kujdesin e tyre, ndaj dukurive negative, që po e përcjellin shoqërinë tonë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img