0.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Kurti nga Forumi i Prespës e shpreh zhgënjimin me BE-në për vizat

ryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë fjalimit në Samitin e Prespës, e ka shprehur zhgënjimin ndaj Bashkimit Evropian për mosliberalizimin e vizave për Kosovën. Kurti theksoi se është i zhgënjyer edhe me vendimin e BE-së për moshapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Ai konsideroi se Bashkimi Evropian është i ngadaltë në procese dhe se i mungon uniteti.

“Republika e Kosovës e ndan zhgënjimin me vendimin e BE-së për mos hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut. Si vend që na është mohuar liberalizimin i vizave e kuptojmë zhgënjimin tuaj. BE-ja është e ngadaltë, i mungon uniteti, por megjithatë është shpresa jonë më e mirë dhe  alternativa e vetme që e kemi. Ne i takojmë këtij rajoni. Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës dhe jemi shtete fqinje të shteteve të BE-së”, ka thënë Kurti sot në Samitin e Prespës.

Kurti theksoi se vendet e Ballkanit Perëndimore duhet të punojnë që të bëhen anëtarë të BE-së. E sipas tij kjo mund arritet vetëm nëse vendet e Ballkanit e pranojnë të vërtetën historike dhe realitetin.
“Në vend që të vazhdojmë të ndihemi të frustruar me vendimet e BE-së, duhet ta pyesim veten se çfarë duhet të bëjmë ne për të arritur aty. Nëse shohim brenda nesh, shohim se kemi shumë probleme. Ekziston lufta me pushtete autoritare dhe kundër monopoleve kriminale dhe kundër thyerjes së shtetit të së drejtës, mospranimi i të vërtetës historike dhe aktrimi se mund të ndërtojmë shoqëri demokratike në mes të kombeve tona vetëm duke mohuar se çfarë ka ndodhur dhe duke u munduar që ta ndryshojmë realitetin”, deklaroi Kurti.

Kryeministri kosovar këmbënguli se vendet e rajonit duhet t’i kryejnë, siç tha ai, “detyrat e shtëpisë” për t’u integruar në BE.

“Një pjesë e madhe e përgjegjësisë qëndron te BE-ja, por edhe ne duhet që t’i kryejmë detyrat e shtëpisë. Edhe ideja e Novi Sadit për ‘Mini-Schengenin’, një iniciativë që nuk ka vizion për rajonin, dhe që Republika e Kosovës e kundërshton ashpër, si e tillë duhet të flaket tutje. Pakënaqësia me BE-në nuk duhet të instrumentalizohet nga vendet që nuk e duan NATO-n dhe që e favorizojnë Rusinë”, shtoi Kurti.

Ndër të tjera kryeministri theksoi se është koha që të bëhen avancime konkrete me presidentin e SHBA-së, që as Pekini dhe as Moska të mos ndërhyjnë në marrëveshjen finale.

“Është koha që të bëjmë avancim konkret me presidentin e SHBA-së, një njeri që i njeh mirë çështjet evropiane dhe ato të Ballkanit Perëndimor. Duhet të ketë sinkronizim mes Amerikës dhe BE-së që as Pekini as Moska të mos ndërhyjë në marrëveshjen finale”, ka thënë më tutje Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img