-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Operacion ndërkombëtar antidrogë, arrestohet prokurori i Vlorës dhe shefi i Sektorit kundër Trafiqeve

38 urdhër-arreste janë lëshuar në Shqipëri, Mal të Zi, Itali dhe Spanjë nga një operacion që po zhvillohet si bashkëpunim i Policisë së Shtetit të Shqipërisë, SPAK-ut me Anti-mafias italiane.

Të arrestuar në kuadër të këtij operacioni janë Maksim Sota, prokuror në Vlorë; Festim Lelaj, ish-oficer policie në Vlorë; Ilir Balla, shefi i Sektorit kundër Trafiqeve në Drejtorinë e Përgjithshme dhe Saimir Kurti, drejtor në Bashkinë e Kavajës.

Gazetari Merin Maçi raporton se personat e përfshirë akuzohen për korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim parash e trafik ndërkombëtar të sasive të konsiderueshme të lëndëve narkotike.

Gjithashtu, po zbatohen vendimet e sekuestrimit të pasurive të dyshuara që rrjedhin nga të ardhurat e aktivitetit kriminal apo të ardhura të tjera të paligjshme, në vlerë disa milionë euro.

Në orët në vijim, nga ana e autoriteteve italiane pritet të mbahet dhe një konferencë, ku do jepen më shumë detaje për këtë operacion./Euronews Albania/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img