1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Shkarkohet Fadil Sejdiu, drejtori i Burimeve Njerëzore në KEK


Fadil Sejdiu, drejtor i Burimeve Njerëzore në Korporatën Energjetike të Kosovës, është shkarkuar sot nga bordi i ri drejtues i korporatës.

Sejdiu, sipas burimeve të Gazetës Insajderi brenda KEK-ut, ka qenë personi kyç i punësimeve politike në këtë ndërmarrje publike.

Sipas raportit të auditorit gjeneral, janë të shumta punësimet që janë bërë në KEK pa respektuar Ligjin e Punës.

Burimet e gazetës kanë thënë se për të njëjtin zyrtar janë pëgatitur edhe disa dosje për keqpërdorime e punësime, të cilat pritet të dërgohen në gjykatë në mënyrë që t’i hapet rrugë edhe shkëputjes së kontratës së të tij me KEK-un.

Bordi i ri, i përkohshëm, i Korporatës Energjetike të Kosovës është emëruar me vendim të Qeverisë së Kosovës më 21 maj të këtij viti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img