0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Memli Krasniqi përgjigjet nëse mori ‘aminin’ e Thaçit dhe Veselit për t’i hyrë garës për kryetar të PDK-së

Kandidati për kryetar të PDK-së, Memli Krasniqi ka treguar nëse kandidatura e tij për të parin e PDK’së  është e koordinuar me ish-liderët e UÇK-së në Hagë, Hashim Thaçin e Kadri Veselin.

Krasniqi ka thënë se kandidatura e tij nuk është e koordinuar me askënd.

“Unë i kam hy garës sepse pres që të ketë garë. Unë nuk e kam koordinuar këtë kandidaturë me askënd sepse nuk ka në PDK njerëz që vendosin çka do të ndodhë”, është shprehur Krasniqi.

Tutje, ai u pyet se a ka pasur megjithatë ndonjë amin nga Thaci e Veseli, por Krasniqi u përgjigj negativisht.

“Jo, absolutisht. Është ditur që duhet të ndodhte konventa, megjithatë beteja e tyre sot është tjetër. Beteja e tyre është betejë e historisë së Kosovës dhe jo personale”, ka thënë Krasniqi.

“Të shtunën unë do të dalë para PDK’së që t’ua prezantoj një platformë. Nëse ata pajtohen me bindjet e mia, atëherë pres të më mbështesin. Pres të ketë edhe kandidatë të tjerë, i ftoj të mos kenë mungesë të guximit. Edhe vetë kam pasur dilema, në fakt ka qenë shumë e vështirë. Mendoj që duhet me qenë një garë e hapur, jo rivalitet por konkurencë”, shtoi Krasniqi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img