0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Çitaku shkarkimi i zv.drejtoreshës së AKI’së: Skandal, paranojë, papërgjegjësi

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti për shkarkimin e zv. drejtoreshës së Agjencisë së Kosovës për Intelegjencë, Vlora Hyseni.

Ajo ka thënë se ky rast paraqet skandal, paranojë dhe papërgjegjësi.

“Më e pakta që mund të them për këtë rast është: skandal, paranojë, papërgjegjësi. Të shkarkohet nga detyra një profesioniste e cila i ka shërbyer Agjencionit të Kosovës për Inteligjencë që nga themelimi, një profesioniste e cila ka zgjedhur të jetojë në anonimitet të plotë për t’i shërbyer atdheut, kjo është e rrezikshme. Vlora Hysenin nuk po e njohim, dhe për shkak të rolit të saj, nuk do të duhej të ja njihnim punën. Por ne e njohim punën e AKI-së”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Ajo ka thënë se AKI ka marrë lavdata të vazhdueshme për punën e saj, dhe nga aleatët tanë trajtohet si partner i besueshëm.

“Ky sukeses është edhe i zonjës Hyseni. Vlora Hyseni ka merituar të trajtohet me respekt dhe mirënjohje. Në vend të falënderimit, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti e shkarkojnë pa asnjë arsye. Një gjë duhet kuptuar, kompetenca është shkalla më e lartë e besnikërisë. Vlora Hyseni është profesioniste kompetente”, ka shtuar Çitaku.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img