1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Sveçla: Do të jemi të pa-kompromis kundër krimit, korrupsionit e keqpërdoruesve të detyrës zyrtare

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka folur për aksionin e sotëm lidhur me keqpërdorimin e subvencioneve në bujqësi.

Sveçla ka thënë se luftimi i krimit dhe korrupsionit mbetet top prioritet i ministrisë që ai drejton.

“Luftimi i krimit dhe korrupsionit mbetet “Top” Prioritet i MPB-së! Për gati 100 ditë, dinamika jonë e angazhimit e lartë, si në Kosovë, rajon dhe më gjerë. Ky angazhim, do të vazhdoj të rritet tutje, duke prodhuar rezultate konkrete çdo ditë për qytetarët tanë”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Ministri ka theksuar se do të jenë të pa-kompromis kundër krimit, korrupsionit e keqpërdoruesve të detyrës zyrtare.

“Kemi sfida të mëdha para vetes, por mbesim të palëkundur në luftën e pa-kompromis kundër krimit, korrupsionit e keqpërdoruesve të detyrës zyrtare. Subvencionet u takojnë bujqve”, ka shkruar Sveçla.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img