Policia e Kosovës ka përfunduar aksionin te Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, ku ka arrestuar shtatë zyrtarë të kësaj agjencie.
Arrestimi i tyre është bërë në kuadër të aksionit të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike me Prokurorinë, i cili po zhvillohet në disa qytete të Kosovës.
Aksioni është zhvilluar nën dyshimet për marrje ryshfeti në ndarje të subvencioneve.
Emrat e zyrtarëve të arrestuar në AZHB: Kujtim Zariqi, Bejtulla Piraj, Lulzim Hajdaraj dhe Enver Ibishi.