0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Dështon mbledhja e Kryesisë, Konjufca: Grupet Parlamentare të jenë më të përgjegjshme

Ka dështuar të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca deklaroi se se mbledhja e Kryesisë nuk ka arritur të mbahet për shkak të mungesës së kuorumit.

“Mbledhja e kryesisë nuk pati kuorum që të mbahet dhe duhet ta rrisim përgjegjësinë edhe më lartë sepse pa qenë Grupet Parlamentare me të vëmendshme nuk kund të ketë funksionalizim. Meqenëse mbledhja e Kryesisë është drita e gjelbër, kështu që shpresojmë që herave tjera do të kemi një përgjegjësi më të madhe, meqenëse duke filluar prej momentit që dalim para qytetarëve edhe kur e bëjmë betimin këto janë dy akte të rëndësishme”, deklaroi ai para mediave.

Konjufca tha se në fund të javës mund të thirret mbledhja tjetër.

“Nënkryetarja e Kuvendit Saranda Bogujevci ndodhet në Bruksel, pastaj për njërin prej nënkryetarëve të Listës Serbe për disa arsye nuk mund të merr pjesë në seancë, nuk e dimë tash për tash por së shpejti”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img