4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Fevziu për vrasjen e 20-vjeçarit në Velipojë: Vendi ku grabitësi quhet i zoti dhe ai që punon i “paaftë”

Gazetari shqiptar, Blendi Fevziu i ka kushtuar një shkrim Myzerim Zenelit, djalit 20-vjeçar i cili me vrasjen e tij mbrëmjen e kaluar në një përplasje të armatosur ka tronditur e pikëlluar opinionin publik.

Fevziu thotë se djali të cilin të gjithë e thërrisnin ‘’Jetimi’’ dje duhet të ketë qenë i gëzuar, në ditën e tij të parë të punës, së bashku me nënën e tij.

“Myzerim Zeneli duhet të ketë qenë i gëzuar dje, në ditën e tij të parë të punës. Punës që i siguronte jetesën për vete dhe një ndihmë për nënën në gjendje tejet të vështirë. E gëzuar duhet të ketë qenë edhe nëna e tij, që e rriti jetim dhe që besoi se tashmë djali do t’i dilte krah. Asnjë nga të dy s’mund ta dinte që kjo do të ishte jo vetëm dita e fundit e punës, por edhe e jetës e tij. Jetës kaq të re dhe fare të pafajshme. Ai nuk coi dot as rrogën e parë në shtëpi, ndërsa në xhep ju gjetën vetëm 30 lekë. Nuk ndihmoi dot as nënën që sot po kërkon nëpër të afërm dhe komshinj lekët e arkivolit me të cilin do të cojë të birin në varr. Do ta cojë me pishmanin e cdo prindi që nuk i siguroi dot djalit thuajse asgjë në jetë.  Myzerim Zenelin se thërriste askush në emër, thoshte sot një lajm. I thërrisnin “Jetimi”, sipas një mendësie neveritëse të shoqërisë shqiptare. Por sot, me siguri, kushdo që e ka lexuar emrin e tij, do ta ketë shumë të vështirë ta harroje”, shkruan Fevziu.

Tutje ai thotë se Myzerimi ishte një nga mijëra e mijëra të rinjtë e Shqipërisë që aspironte një jetë normale.

“Ishte një prej atyre që punojnë nga mëngjesi në darkë, që sakrifikojnë, që japin gjithçka dhe paguhen aq pak. Ishte një prej të rinjve që me punën e tyre mbajnë mbi supe këtë vend. Që vuajnë padrejtësi dhe që s’dinë ku di denoncojnë ato”, shton tutje Fezviu në shkrimin e tij.

Ai shton se ligji dhe shteti nuk funksionojnë, dhe sipas tij për arsye elektorale, shteti është kthyer në një makine legalizimi, që ndëshkon qytetarin e ndershëm.

“Myzerimi pati vetëm një “mëkat” në jetë. Besoi, se do çante në jetë me punë të ndershme dhe me përkushtim. Nuk u bë as trafikant; nuk futi një revole në brez të bëhej vrasës me pagesë; as kërcënoi njeri, as grabiti kënd. Thjeshtë punoi. Ose tentoi të punojë sepse jetën ja morën që ditën e parë të punës së tij. Ai ra viktimë e mendësisë së ngulitur në këtë vend sot e 30 vjet, qe prona merret me dhunë, që territori zihet me forcë, që gjithcka grabitet, ndërtohet pa leje, kthehet në pasuri dhe në fund, legalizohet sikur të mos ketë ndodhur asgjë. Që gjithçka bëhet fakt i kryer dhe përpara faktit të kryer, ligji dhe shteti nuk funksionojnë, Madje për arsye elektorale, shteti është kthyer në një makine legalizimi, që ndëshkon qytetarin e ndershëm, qytetarin model, qytetarin që respekton ligjin dhe shpërblen atë që ka vjedhur, ka thyer ligjin, ka ndërtuar pa leje, ose sic thuhet në jetën e përditshme, “Ka forcë”. Dhe në këtë botë të forcës ligjin e bëjnë armët, ato armë që i morën jetën një 20 vjecari, që askush se thërriste me emër, por që sot, familja po e zbret poshtë në varr. Kanë vrarë një të ri, kanë vrarë një qytetar të këtij vendi, kanë vrarë një njeri që respektonte ligjin. E kanë vrarë kot. E kane vrare sepse nuk zgjidhnin dot kush do vinte 4 shezllone me shume ne plazh, po aq vend sa do marrin sot ne varreza te katert bashke”, thotë Fevziu.

Për Fevziun kjo vrasje është pasqyra e asaj do të ndodhë nesër, në Shqipëri, ku grabitësi quhet i zoti dhe punëtori e i ndershme një ‘’i paaftë’’.

“Myzerim Zenelin se njihte askush. Por ai mund te ishte secili nga ne. Mund te ishte secili qe ulet ne nje kafe plazhi a qyteti me deshiren te shijoje thjeshte nje ekspres. Myzerimi eshte akuza e gjalle ndaj kujtdo qe mund ta ndalte kete vrasje dhe se ndali dot. Eshte pasqyre e asaj qe mund te ndodhe edhe neser, ne nje vend, ku grabitesi quhet i zoti dhe ai qe respektin ligjin dhe punon “i paafte”. Zoti qofte me ty Myzerim. Ti ishe padyshim me i zoti nga te gjithe ne, edhe pse plumbat ta prene jeten dhe enderren ne mes…”, përfundon Fevziu.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img