3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Qeveria vendos sanksione ndaj 15 personave të lidhur me Hezbollahun, ISIS-n dhe Al Qaeda-n

Kosova ka vendosur sanksione ndaj 15 personave të dyshuar për lidhje me organizatat terroriste.

Në mbledhjen që është mbajtur të premten, Qeveria ka vendosur që me qëllim për të ndaluar financimin e akteve terroriste, të vendos sanksione ndaj 7 shtetasve libanez të lidhur me Hezbollahun dhe ndaj 6 personave të afërt me ISIL/Da’esh dhe Al Qaeda.

Po ashtu në lidhje me shtetasit e huaj, Qeveria ka marrë vendim për sanksione ndaj secilit shtetas të huaj që shkel të drejtat e njeriut.

“Çdo shtetas i huaj që ka shkelur rëndë të drejtat e njeriut ose ka kryer ndonjë vepër korruptive, me votën e djeshme në Qeveri, nuk do të mund të udhëtojë më në Kosovë dhe do të ju ngrihen të gjitha asetet e tyre që ju gjinden këtu”, thuhet në vendimin e Qeverisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img