1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Shkarkohet vëllai i kryetarit të Obiliqit

Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të KEK-ut ka shkarkuar sot nga detyra u.d. zëvendës Kryeshefit Ekzekutiv Enver Gashi, vëllain e kryetarit të Obiliqit, Xhafer Gashit.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media të lëshuar nga KEK, shkruan Insajderi.

“Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve (BPD) të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) ka marrë vendim për lirimin nga detyra të u.d. zëvendës Kryeshefit Ekzekutiv Enver Gashi dhe ka shfuqizuar vendimin paraprak të caktimit të Gashit në këtë detyrë”

“Në këtë drejtim, me qëllim të ndryshimit të dinamikës së punës si dhe fuqizimit të proceseve në të cilat pritet të përballet korporata si në sferën e prodhimit po ashtu edhe në përmirësimin e fushës ambientale, ka vendosur si në vijim.BPD dhe Komisioni i Auditimit (KA) gjithashtu kanë marrë vendime për ndryshime të kuadrove edhe në pozitat e Sekretarit të Korporatës dhe Zyrtarit të Auditimit të Brendshëm”, thuhet në komunikatën e tyre.

Enver Gashi, është vëllai i kryetarit të Obiliqit, Xhafer Gashi dhe njëkohësisht asamblisti i AAK-së në Kuvendin Komunal të Obiliqit, i cili në muajit shtator është emëruar ushtrues detyre i zv.drejtorit të KEK-ut.

Emërimi i tij në këtë pozitë nga ana e Bordit të KEK-ut ishte bërë në kundërshtim me interpretimin që e ka dhënë Zyra e Kryeministrit dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik për Ligjin për Ndërmarrjet Publike.

Gashi është emëruar disa muaj pasi bordi i përkohshëm i emëruar nga Qeveria Kurti, e kishte shkarkuar Nysret Kelmendin nga pozita e zv.drejtorit të KEK-ut. Në të njëjtën kohë ishte shkarkuar edhe Njazi Thaçin nga pozita e drejtorit të kësaj ndërmarrjeje, i cili është edhe kushëri i presidentit Hashim Thaçi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img