Në Fakultetin Juridik për dekan është zgjedhur Avdullah Robaj, i dënuar nga Gjykatën Themelore e Pejës për veprën e keqpërdorimit të detyrës apo autorizimit zyrtar, e kryer në bashkëveprim.
Në vitin 2012, Robaj ishte akuzuar nga Prokuroria e Shtetit, se në bashkëveprim me gjyqtarin në Gjykatën Komunale në Klinë Kolë Puka, në mënyrë të kundërligjshme, kishin dëmtuar katër persona, kanë përfituar 71 000 euro.
Robaj nuk e kishte pranuar fajësinë derisa ishte shpallur fajtor dhe ishte dënuar me një vit e gjashtë muaj burgim.
Po ashtu, trupi gjykues kishte urdhëruar të dy të pandehurit që t’ia kompensojnë Shoqatës së Sigurime të Kosovës shumën prej 71,257.40 euro, dhe i shpalli ata si përgjegjës të përbashkët dhe individualë për këtë.
Sipas burimeve të klina.info, tashmë dekani Robaj, akuzohej edhe për afera seksuale dhe thuhet të jetë mbështetës i VV-së.