2.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Këta janë gjashtë personat e arrestuar për 82 kilogramët e narkotikëve – prokuroria kërkon paraburgim

Astrit Goci, Haki Maliqi, Erodit Bajrami, Bunjamin Bajrami, Fatlum Musliji dhe Fatos Kastrati, janë gjashtë personat të cilët janë arrestuar pas operacionit të djeshëm të Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit.

Nga ky operacion janë konfiskuar mbi 82 kilogram substanca narkotike, psikotrope ose analoge, shkruan Gazeta Insajderi.

Sot, prokuroria e Kosovës ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë kërkesë për paraburgimin e këtyre gjashtë personave.

Gazeta Insajderi ka siguruar kërkesën për paraburgimin e të dyshuarve, derisa avokati i të pandehurit Bunjamin Bajrami, Nazim Mehmeti ka deklaruar se i mbrojturi i tij nuk ka njohuri lidhur me përmbajtjen e atyre substancave të cilat janë gjetur në shtëpinë e tij.

Avokati, Mehmeti ka kërkuar nga gjykata që të marr parasysh kërkesën për paraburgim pasi që i mbrojturi i, Bunjamin Bajrami është mbajtës i familjes.

Po ashtu edhe të pandehurit tjerë kanë refuzuar kërkesën për paraburgim me arsyen se nuk janë plotësuar kushtet që të merret një masë kaq e rëndë ndaj të pandehurve.

Ndërsa prokurori i shtetit ka deklaruar se nxënia e të pandehurve në flagrancë nga ana e policisë nuk është punë e rastësishme por është pas një veprimi disamujor që në fund ka rezultuar me sukses dhe të njëjtit janë kapur në flagrancë dhe se ka prova të mjaftueshme të cilat gjatë fazës së hetimeve do të ballafaqohen të pandehurit dhe secili për veten e tij do të ballafaqohet me ceprimet e tyre dhe se i propozoj gjykatës që të caktojë masën e paraburgimit dhe masat tjera janë të paarsyeshme me qellim të ndriçimit të kësaj vepre penale.

Gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Shtetit, ka realizuar një operacion policor në rajonin e Prishtinës dhe të Gjilanit, i cili ka rezultuar me arrestimin e gjashtë (6) personave të dyshuar.

Arrestimi i personave të dyshuar është bërë mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në veprat penale “Blerja ,posedimi shitja dhe shpërndarja e  paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, “Mbajtja nën kontroll dhe shfrytëzim i paautorizuar i armëve”, “Prodhimi dhe shpërndarja  e produkteve të dëmshme mjekësore dhe pa banderolë” si dhe “Shmangia nga pagesat e detyrueshme doganore ose tarifave akcizore”.

Me urdhër të prokurorit kompetent është bërë edhe kontrollimi i katër lokacioneve, prej tyre dy banesa të banimit, njëra në Prishtinë dhe tjetra në Fushë Kosovë, si dhe dy shtëpi në Gjilan së bashku me një objekt përcjellës, të cilat dyshohet se grupi në fjalë i kanë përdorur për fshehje, shitje dhe shpërndarje të narkotikëve, si dhe për kontrabandë të barnave me origjinë të dyshimtë.

Gjatë realizimit të kontrollit në cilësi të provave materiale në lokacione të ndryshme janë gjetur të fshehura në vende dhe mjete të ndryshme, provat e sekuestruara:

82 kilogramë e 914 gramë (tetëdhjetë e dy kilogramë e nëntëqind e katërmbëdhjetë gramë marihuanë).

100 paketime të barnave të kontrabanduara, me peshë prej 100 kilogramëve e 180 gramëve

1 pushkë gjuetie me 35 predha (fishekë) si dhe dy qese najloni të mbushura me barot dhe sfera për municion të armës së gjuetisë.

1 armë e gjatë ‘AK- 47’ me një karikator.

1 revole ‘TT’ me një karikator dhe 6 predha (fishekë).

1 dylbi e armës së gjatë, 174 predha (fishekë).

5 vetura të ndryshme.

15.774,50 € (Pesëmbëdhjetë mijë e shtatëqind e shtatëdhjetë e katër euro e pesëdhjetë cent), si dhe 20 (njëzet) franga zvicerane.

Barna të llojeve të ndryshme.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img