Kryeministri i Kosovës isa Mustafa po merr pjesë në Takimin Ndërkombëtar të Liderëve që po mbahet në Philadelphia, SHBA.
Takimi është ftuar nga NDI, National Democratic Institut.
Lidhur me këtë, kryeministri ka shkruar në rrjetin social Facebook: “Në Filadelfia të SHBA-së, po marr pjesë në Takimin Ndërkombëtar të Liderëve, të ftuar nga NDI. Një rast i jashtëzakonshëm për të takuar njerëzit që përkrahën Kosovën në ditët më të vështira; për të këmbyer opinionet për shumë fusha aktuale. SHBA, vend i demokracisë në vepër!”.