-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Deputetëve të AAK-së e të ‘Nismës’ u rrezikohet mandati

Deputetët e AAK-së dhe të “Nismës” tash e pesë muaj janë duke e bojkotuar punën e Kuvendit. Nëse nuk marrin pjesë në ndonjë seancë gjatë muajit gusht, ata rrezikojnë ta humbin mandatin për shkak të mospjesëmarrjes në seanca për gjashtë muaj me radhë.
Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ata të “Nismës për Kosovën” rrezikojnë ta humbin mandatin për shkak të mospjesëmarrjes në seanca të Kuvendit.
Deri më tani janë bërë pesë muaj prej se këto dy subjekte janë duke e bojkotuar punën e Kuvendit dhe nëse deputetët e tyre nuk marrin pjesë në ndonjë seancë gjatë muajit gusht, atëherë plotësohet kushti për t’iu marrë mandati.

Pavarësisht kësaj, përfaqësuesit e AAK-së dhe të “Nismës” thonë se nuk shqetësohen nëse do ta humbin mandatin, shkruan sot gazeta “Zëri”.
Ata sqarojnë se arsyeja e bojkotimit të punës së Kuvendit është shumë më e rëndësishme sesa mandati i tyre si deputetë.
Sipas Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit të Kosovës, mandati i deputetit përfundon nëse deputeti mungon për gjashtë muaj me radhë në seancat e Kuvendit.
Me këtë rast sipas Rregullores, nëse deputeti nuk ia dëshmon faktet bindëse për çështjen kryetarit të Kuvendit, i pari i legjislativit e kërkon rekomandimin e Komisionit për Mandat, Imunitet dhe Rregullore.
Ndërsa pas rekomandimit të Komisionit, kryetari ia propozon Kuvendit pushimin e funksionit të deputetit dhe Kuvendi vendos për çështjen në mbledhjen e radhës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img