Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendimin për mbajtjen e Konventës për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë më 3 korrik 2021, ditë e shtunë.
Deri më tani asnjë kandidat nuk e ka shpallur kandidaturën zyrtarisht.
Në opinionin publik janë disa emrat të cilët po vlerësohen se mund ta marrin drejtimin e partisë më të madhe opozitare në vend.
I pari padyshim është ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj. Ky i fundit nuk e ka pohuar e as mohuar asnjëhrë mundësinë për të kandiduar për të parin e partisë.
Por, edhe emrat si Memli Krasniqi, Uran Ismaili, Vlora Çitaku janë përmendur si kandidat potencial për të drejtuar këtë parti.
Ndryshe, PDK në zgjedhjet e 14 shkurtit ka marrë rezultatin më të dobët në historinë e saj.
Aktualisht PDK ka 19 deputetë në Kuvendin e Kosovës dhe qeverisë në disa komuna të vendit.