Ka përfunduar pjesa e parë e miqësores mes Kosovës dhe Gambisë.
Kosovës e ka mbyllur pjesën e parë ndaj afrikanëve në barazim 0-0.
Pjesa e parë ishte kryesisht me pak raste shënimi, me një dominim të Kosovës, por pa arritur të realizojnë ndonjë gol.
Fillimisht që në start provoi Florian Loshaj, por goditja e tij nuk ishte e saktë.
Rastin më të mirë në ndeshje e kishte Jetmir Topalli në minutën e 25-të të ndeshjes.
25' | Kosovo playing better and controlling positions. Topalli with the best chance for Dardanians so far!
???????? 0:0 ???????? pic.twitter.com/h2a0AL2mTj
— Dardanian Football (@DardanianFooty) June 11, 2021
Edhe Mirlind Daku kishte rast të mirë, por goditja e tij akrobatike shkoi mbi portë.
Edhe në këtë ndeshje selektori i Kosovës, Bernard Challandes u ka dhënë mundësi të paraqiten futbollistët që nuk kanë pasur shumë hapësira në ndeshjet e kaluara.