-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Mustafa: Jo vetëm VALA, por edhe Vodafone, AMC humbën nga 100 milionë

Drejtori i Telekomit të Kosovës, ka shpërndarë rezultatet e operatorëve kryesorë në Shqipëri si Vofadone, AMC por edhe Eagel Mobile. Këto kompani dikur fitonin 100 milionë euro në vit, ndërsa tani mezi fitojnë nga 4-5 milionë euro. Njëlloj sikurse Vala.
Drejtori i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, shpërndau sot rezultatet zyrtare të operatorëve të telefonisë mobile në Shqipëri, të cilët kanë pësuar rënie drastike të të hyrave dhe fitimeve, si rrjedhojë e përdorimit të aplikacioneve falas si Viber, ËhatsApp, etj, etj. Sipas tij, rezultatet financiare të operatorëve telefonik në Shqipëri, por edhe në të gjithë rajonin dhe botën, janë në trende të njëjta.
“Shpresojë që gazetarët dhe analistët e zhvillimeve ekonomike të informohen me trendet globale dhe ndryshimet teknologjike që po ndodhin. Rënie drastike të të hyrave prej disa vitesh janë duke pasur të gjithë operatorët në të gjithë botën dhe jo vetëm VALA. Nuk është apask e ndershme që në shkrime të ndryshme, të krahasohen të hyrat dhe fitimet e vitit 2015 me vitet e arta të këtij sektori në 2009 apo 2010. Është joprofesionale në mos tendencioze”, tha Drejtori i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa.
Lexojeni postimin të Drejtorit Menaxhues të Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa.
Viber, ËhatsApp dhe tjerat, ju humbin miliona operatorëve mobil!!!… jo vetëm VALA.
Publikimi i rezultateve finaciare të operatorëve mobil në Shqipëri, ku operatorët gjigant si Vodafone, AMC, etj, etj, fituan vetëm 4 deri 5 milionë euro nga 80 deri në 100 milionë euro që fitonin disa vite më parë, tregon që ndryshimet teknologjike në telekomunikacion kanë prekur operatorët në të gjithë rajonin dhe botën, dhe jo vetëm Kosovën dhe operatorin publik Telekomi i Kosovës, Vala.
Kjo është arsyeja që po shpërndaj personalisht shkrimin, ku raporton për rënien e të hyrave në mënyrë drastike tek operatorët kryesor në Shqipëri, Vodafon, AMC dhe Eagel Mobile, të cilat mbajnë shumicën e tregut në Shqipëri.
Duke e shpërndarë shkrimin, shpresoj që njëkohësisht gazetarët dhe analistët që merren më këtë sektor, të mos akuzojnë vetëm menaxhmentin e VALA-s për rënien e të hyrave, duke marrë për bazë krahasimin e të hyrat e vitit të fundit me vitet 2009, 2010, etj etj, ku të hyrat e Valës ishin mbi 180 milionë euro, ndërsa fitimet shkonin deri në 60 milionë euro.
Po jetojmë në një epokë tjetër. Epokën e bisedave falas përmes aplikacioneve të pafund që mund të gjenden në internet dhe të shkarkohen lehtësisht nëpër telefonat e mençur.
Në mënyrë të rregullt, për shkak të fillimit të përdorimit të aplikacioneve që mundësojnë biseda falas, Viber, ËhatsApp, Messenger, operatori publik VALA nga 2011 e deri vitin e kaluar, ka humbur për çdo vit rreth 25 përqind të të hyrave, me përjashtim të vitit të kaluar që rënia është rreth 15%, dhe në këtë vit, në përfundim të gjatëmujorit të parë, rreth 6%.
Duke parë trendin e viteve të fundit, kjo është arsyeja që ne themi se me një punë të jashtëzakonshme, nxjerrjen e shumë produkteve, kthimin masiv të institucioneve të ndyshme dhe biznese si dhe përmes një marketingu agresiv, arritëm të ndalim rënien drastike.
E gjithë teknologjia në telefoninë mobile është duke u ndërruar, transofmuar dhe bisedat, SMS nga rrjeti GSM është duke kaluar në internet.
Ekspertët po parashikojnë se jo më larg se 2020, rrjeti GSM mund të mos ekzistojë fare dhe të mbetet në muze.
Për këtë qëllim ne jemi duke u përgatitur fuqishëm për epokën e re teknologjike, ku rrjeti i internetit të shpejte 3G dhe 4G së bashku me komponentën fikse si TV, internet dhe produktet tjera, do të jenë sektorët kryesorë që do t’i sjellin operatori publik VALA të hyrat e duhura.
Kemi sot edhe lajmin e fundit, qe Yahoo kalon në pronësi totale të njërës prej kompanive telekomunikuese në SHBA, Verizon – që pa dushim tregon për ndryshim thuajse të tërësishëm të kompanive telekomunikuese.
Për momentin të hyrat nga internet, jo vetëm në Vala, por në të gjithë botën, janë shumë të vogla në krahasim me ato që sillte sistemi GSM. Por, ato do të rriten, duke u rritur përdorimi i internetit nga ana e qytetarëve.
Mu për këtë, ne para disa ditësh filluam për herë të parë të ofrojmë telefona me pako, që do të fillojnë nga 10 deri në 100 euro, varësisht nga pako që zgjedhin klientët. Ky produket dhe të tjerë që do të nxjerrim, do të na mundësojë t’i mbajmë të hyrat në këto nivele. Jemi shumë optimist!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img