4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Kurti për punësimet familjare: Nuk ka shkelje ligji e as konflikt interesi tek asnjëri rast

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Fadil Nura ia ka numëruar kryeministrit Albin Kurti emrat e familjarëve të zyrtarëve të VV-së, që janë emëruar në ministri e në punë të tjera në institucionet publike.

“Rabit Konjuca, xhaxhai i kryeparrlamentarit Glauk Konjufca, Zgjim Tosumi nip i zëvendëskryeministrit, Besnik Bilsmi i punësuar në KShC, Gëzim Sveçla, nip i ministrit të MPB-së, u punësuar në MTI, Sami Uka, vëllai i deputetit Fitim Uka i punësuar në MSH, Drilon Zyba, Shkurte Aliu, Alban Krasniqi e të tjerë që lista vazhdon. Z. Kryeministër për një muaj e gjysmë jo që i keni ndal punësimet familjare por i keni dyfishuar”, ka thënë Nura.

Ndaj këtyre pretendimeve të Nurës, ka reaguar kryeministri Albin Kurti. Ai tha se kabinetet e ministrave janë mbushur me njerëz profesional të përzgjedhur nga ministrat.

“Qeveria jonë e ka edhe programin qeverisë, planin qeverisës, agjendën legjislative. I kemi diskuat bashkë edhe në kuvend. Vendimmarrja e qeverisë sonë nuk përkon me pretendimet e juaja, pra siç thoni në nepotizëm. Kabinetet e ministrive tona kanë njerëz të profesional dhe të gatshëm që të ju përgjigjen kërkesave dhe nevojave të qytetarëve. Vendimmarrjes përmes mbiemrave të farefisit, familjar, grupor dhe partiak nuk janë vlera të qeverisjes së mirë dhe ne nuk i kemi”, ka thënë Kurti.

Kryeministri Kurti, ka arsyetuar 4edhe emërimin e xhaxhait të Glauk Konjufcës, Rabit Konjufca në Ministrinë  e Mbrojtjes.

“Ne kemi bërë emërime politike dhe jo punësime familjare. Ministrat i zgjedhin këshilltarët politikë që nuk janë nëpunës publik. Rabit Konjufca, Akademinë Ushtarake e ka kryer para se t’i lind nipi Glauk Konjufca. As nuk ka shkelje ligji e as konflikt interesi tek asnjëri rast”, ka thënë Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img