4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Flet Xhevdet Smakiqi: U shkarkova pa arsye

Kryeshefi i shkarkuar i Postës së Kosovës, Xhevdet Smakiqi tha se shkarkimi i tij do të krijojë situatë gjyqësore në dëm të postës. Smaki i tha Gazetës Express se nuk e kupton se si mund të shkarkohet dikush pa ndonjë arysetim.

Smakiqi ishte emëruar kryeshef ekzekutiv i Postës së Kosovës në mars të këtij viti.

Sot, ai u shkarkuar nga Bordi i kësaj ndërmarrje, që sipas tij është bërë pa asnjë arsyetim.

Sipas Smakiqit, zgjedhja e tij në krye të Postës së Kosovës ka qenë e ligjshme.

“Arsyeja e shkarkimit është se Bordi i Përkohshëm për herë të parë ka ardhur në Postë, hera e parë që ka ardhur zyrtarisht. Kanë qenë edhe një dit pa procesverbal dhe pa u konstitu ende bordi e ka shqyrtu dhe e ka marrë këtë vendim. Ju thashë në procesverbal se këto janë pasoja juridike për Postën, por është vendim i tyre, edhe pse zgjedhja ime ka qenë e ligjshme”, tha ai.

Ai paralajmëroi se shkarkimi i tij do të ketë pasoja ligjore në dëm të postës.

“Unë nuk po e kuptoj, pa e pa pa e vlerësu personin pa ndonjë arsyetim, por kjo do të krijojë situtatë ligjore dhe gjyqësore në dëm të Postës”,

I pyetur nga nëse shkarkimi i tij është i motivuar politikisht, ai tha se nuk ka lidhje me ndonjë parti.

“Unë nuk kam lidhje me asnjë parti politike, por ndoshta partitë politike kanë lidhje me mua”, tha ai.

Kryeshefi ekzekutiv i Postës së Kosovës, Xhevdet Smakiqi është shkarkuar sot nga pozita e kryeshefit ekzekutiv të Postës së Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img