4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla ankimon vendimin që e dënon me 2 vjet burg

Ish-kryeprokurori i përgjithshëm i Shqipërisë, Adriatik Llalla ka ankimuar dënimin me 2 vite burg në Shkallë të Parë për akuzën e fshehjes së pasurisë në tre raste.

Ankimi është dorëzuar këtë të enjte në gjykatë dhe pritet që në ditët më vijim të hidhet shorti për gjyqtarin.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, ai u dënua me dy vite burg për akuzën e fshehjes dhe deklarimit të rremë të pasurisë në tre raste.

Duke iu bindur hetimit të SPAK, gjykata urdhëroi kërkesën për konfiskim të gati 22 mijë metrave katrorë truall dhe një apartamenti në Durrës dhe aprovoi si dënim shtesë edhe mohimin për të marrë funksione publike për pesë vite.

Mbrojtja e Llallës këmbënguli më herët gjykatës se nuk kishte fshehur asgjë përveç shpenzimeve të Gjermanisë që ishin harruar të deklaroheshin nga gabimi njerëzor. Mirëpo, gjykata gjeti të provuar të kundërtën, edhe për tokat që sipas hetimit të SPAK u rivlerësuan disa fish më tepër nga vlera që ishin blerë edhe për faturën spitalore në SHBA dhe kostot për ndërtimin e një shtese. /TCH/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img