4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

VV nisë kapjen e Gjykatës Kushtetuese – mbështetë Vigan Qorollin për gjyqtar (Dokument)

Lëvizja Vetëvendosje ka filluar ta shfrytëzojë pushtetin absolut të saj në Kuvend për të kapur institucionet e pavarura kushtetuese, për çka i ka akuzuar në vazhdimësi prej vitesh partitë politike që kishin qeverisur në Kosovë.

Sot në seancën e Kuvendit, në rend të ditës është zgjedhja e një gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese.

Bazuar në dokumentin e siguruar nga “Gazeta Insajderi”, shihet se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe partnerët e tyre minoritarë nga Lista Serbe, kanë vendosur që gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës ta dërgojnë, Vigan Qorollin, i cili viteve të fundit ishte mbështetës publik i Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes dhe nën petkun e analistit politik kishte shërbyer për Vetëvendosjen duke sulmuar partitë kundërshtare.

“Gazeta Online Insajderi” ka siguruar tabelën e vlerësimit të anëtarëve të Komisionit ad-hoc Parlamentar, ku shihet qartë se deputetët Mimoza Kusari-Lila e Adanan Rrustemi nga Vetëvendosjes dhe deputetët e Listës Serbe Igor Simiç e Aleksandar Rapajiç e vlerësojnë me 10 pikë maksimale Vigan Qorollin, ndërsa kandidatët tjerë me pikë minimale.

Sipas burimeve të Insajderit brenda Kuvendit, deputetët e opozitës në Komisionin ad-hoc për vlerësimin e kandidatëve për gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese, e kanë kontestuar Vigan Qorollin duke u bazuar në nenin 4 të ligjit për Gjykatën Kushtetuese pasi ky nen përcakton ndër të tjera se gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese duhet të jenë: jurist të shquar me reputacion të shkëlqyeshëm profesional me jo më pak se dhjetë (10) vjet përvojë pune profesionale veçanërisht në fushën e së drejtës publike dhe kushtetuese të dëshmuar dhe duhet të jenë individ me reputacion të shkëlqyeshëm moral.

Procedurat parlamentare për zgjedhjen e një gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese përcaktojnë se kandidati duhet të marrë votat e dy të tretave të deputetëve prezentë në seancë dhe që marrin pjesë në votim.

Në këtë rast, Vigan Qorollit i duhen votat e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe votat e Listës Serbe dhe atyre minoritare jo-serbë të cilat sipas dokumentit vlerësues që e ka siguruar Insajderi, tashmë i ka siguruar.

Theksojmë se deri para pak vitesh, Vigan Qorolli kishte qenë këshilltar i ish-ministrit të Drejtësisë Hajredin Kuçi nga PDK.

Në të kaluarën, në media ishte raportuar se Qorrolli ishte zënë në flagrancë gjatë provimit të jurisprudencës, për çka edhe ishte nxjerrë jashtë nga provimi. Megjithatë, Vigan Qoroolli nuk i ndali ambiciet e tij për tu ngjitur sa më lartë në institucionet e drejtësisë.

Kjo nuk ishte hera e parë që Vigan Qorrolli ia mësyu punësimit në Gjykatës Kushtetuese. Ai kishte kandiduar edhe në vitin 2018, veçse në pozitën e anëtarit. Por që nuk kishte arritur të sigurojë votat nga deputetët.

Pas dështimit në vitin 2018, Qorolli doli hapur në mbështetje të Albin Kurtit e Vetëvendosjes dhe nga ana tjetër kishte nisur sulmet ndaj PDK-së dhe krerëve të saj që sot ndodhen në Hagë.

Sidoqoftë me ardhjen e Kurtit në pushtet, Qorolli duket se veç ka gjetur rehatinë në Gjykatën Kushtetuese.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img