1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Nga sot hyjnë në fuqi masat e reja kundër COVID-19 në Shqipëri

Qytetarët e Shqipërisë nga sot do të jenë më të çliruar nga masat kundër COVID-19.

Ora policore do shtyhet në orën 23:00, maskat nuk do mbahen më në rrugë, hapen pjesërisht stadiumet, teatro, kinematë por do mbahen mbyllur klubet e natës dhe diskot.

Ndërsa, nga 1 korriku ora policore do të shkojë deri në mesnatë.

Komiteti Teknik i Ekspertëve prezantoi para disa ditësh planin e masave lehtësuese, pas përmirësimit të situatës epidemiologjike.

Nga 1 qershori

• Hiqet detyrimi për mbajtjen e barrierës mbrojtëse në ambientet e jashtme. Do vijojë të mbetet detyrimi i mbajtjes së maskës në ambientet e mbyllura si dhe në mjetet e transportit publik. Rekomandohet mbajtja e maskës kudo ku nuk mund të ruhet distancimi social si edhe për ata që ende nuk kanë bërë dy dozat e vaksinës që konsiderohen persona në risk.

• Ora policore shtyhet në orën 23:00 – 06:00. Klubet e natës, diskot, vijojnë të mbeten të mbyllura. Muzika do të lejohet deri në orën 22:00.

Nga 15 qershori

• Grumbullimet në ambientet e jashtme nga 10 persona bëhen 50 persona, duke respektuar rregullat e distancës sociale në zbatim të protokolleve të ISHP.

Nga 1 korriku:

• Ora policore shtyhet në orën 24.00 – 06:00. Orari për muzikën nuk ndryshon, pra do mbetet ora 22:00.

• Lejohen kampionatet sportive me prezence të tifozëve me kapacitete të reduktuara deri në 30 për qind sipas protokollit të ISHP.

•Lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet të reduktuar deri ne 30 për qind të spektatoreve apo pjesëmarrësve, sipas protokolleve të ISHP. /TCH/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img