-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Murtezaj priti në takim lamtumirës ambasadorin e Suedisë, Mats Staffansson

Murtezaj priti në takim lamtumirës ambasadorin e Suedisë, Mats Staffansson

Prishtinë, 25 korrik 2016 – Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Valon Murtezaj ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin e Suedisë jo-rezident në Kosovë, Mats Staffansson.

Me këtë rast zëvendësministri Murtezaj e ka falënderuar ambasadorin Staffansson, për punën e tij, si dhe kontributin e vazhdueshëm të shtetit suedez për të ndihmuar në shtetndërtimin e Kosovës. Nga ana tjetër ambasadori Staffansson ka premtuar përkrahjen e Suedisë në rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Zëvendësministri Murtezaj dhe ambasadori Staffansson, kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit bilateral të të dyja vendeve duke e ditur se Suedia është një prej shteteve që ka ndihmuar Kosovën në fuqizimin e demokracisë si dhe në zhvillimin ekonomik të vendit por edhe në fusha tjera.

Vitin e kaluar Kosova dhe Suedia kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në vlerë prej 70 milionë euro. Marrëveshja parasheh ndihmën zhvillimore të Suedisë në Kosovë për periudhën kohore 2014-2020.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img