Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka kujtuar Ukshin Hotin në 22 vjetorin e zhdukjes së tij, duke thënë se Kosova nuk do të jetë asnjëherë e plotë pa zbardhjen e fatit të tij.
Tutje Hoxhaj tha se familja e Ukshin Hotit tash e 22 vjet pret një lajm për të e Kosova frymon nën ankth, ndërsa imazhin e fundit shokët e tij e kujtojnë deria ai po bënte “hapat e lirisë” nga burgu i Dubravës.