0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Brnabiq: Nuk e kuptoj pse Kurti nuk e konsideron prioritet kryesor dialogun me Serbinë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka thënë se vetëm përmes dialogut dhe kompromisit mund të arrihet një zgjidhje e përhershme lidhur me Kosovën  dhe “pa këtë [zgjidhjen e çështjes së Kosovës] nuk ka stabilitet as investime”.

Kryeministrja serbe, siç transmetojnë mediat serbe, duke folur në Forumin Ekonomik Delphi në Athinë vuri në dukje se Marrëveshja e Prespës është një shembull për Serbinë dhe Kosovën.

Brnabiq deklaroi se nuk e kupton se pse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk e konsideron dialogun me Serbinë prioritet kryesor për Kosovën, transmeton Telegrafi.

“Beogradi është duke pritur për vazhdimin e dialogut, por ‘topi është në anën e Prishtinës’”, tha Brnabiq, duke shpresuar se konfirmimi i datës së re të takimit [Kurti-Vuçiq në Bruksel] do të mbërrijë së shpejti.

“Dialogu është shumë i vështirë, i cili ka nevojë për liderë të guximshëm, por është mënyra e vetme për të ecur përpara. Sa më shpejt të vazhdojmë dialogun, aq më mirë për të gjithë në rajon”, tha Brnabiq.

“Unë e di që prosperiteti i vendit tim është i pamundur pa prosperitetin e të gjithë rajonit. Kjo është arsyeja pse për mua, si kryeministre e Serbisë, përparimi i të gjithëve në rajon është po aq i rëndësishëm sa edhe përparimi i vendit tim “, tha ajo.

“Marrëveshja e Prespës është një shembull i mirë si shpresojmë ne të zgjidhen gjërat me Prishtinën”, theksoi Brnabiq.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img