Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor do ta vizitojë gjatë ditës së nesërme Kosovën.
Në një intervistë për Telegrafin, presidenti slloven ka treguar edhe arsyen e vizitës ku pritet të takohet me presidentin e vendit tonë, Vjosa Osmani.
“Me presidenten e Kosovës dëshiroj të këshillohem para Samitit të udhëheqësve në Brdo – Brijuni Process, në Brdo, më 17. 5. 2021. Më gëzon fakti se kryetarja Osmani veç e ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj. Ky do të jetë një takim i rëndësishëm, njëri nga më të rëndësishmit në historinë njëmbëdhjetëvjeçare të nismës Brdo – Brijuni”, ka thënë Pahor.