Profesori Muhamet Hamiti ka thënë se dashuria e njëanshme e kosovarëve për Palestinën është trashëgimi nga ish-lideri jugosllav, Josip Broz Tito.
Hamiti ka shkruar se Palestina nuk e do Kosovën, por Serbinë.
“Dashuria e njëanshme e kosovarëve , e pakthyer (unrequited, siç thonë anglishtfolësit) për Palestinën – që s’e do Kosovën , por Serbinë – është trashëgimi e gjallë e Lëvizjes së të Painkuadruarëve (the Non-Alignment Movement) dhe e Shokut Tito”, ka shkruar Hamiti.
Josip Broz Titos ishte drejtues i lëvizjes partizane në Jugosllavinë e dikurshme. Me zgjidhjen e antagonizmave Lindje-Perëndim në kohën e Gorbaçovit ndër të tjera u bë e panevojshme edhe lëvizja e të painkuadruarëve, e thirrur në jetë nga Titoja. Sistemi i vetqeverisjes, i vendosur nga Tito kishte dështuar.
Ndërkohë konflikti i dhunshëm izraelito-palestinez është ndezër ditët e fundit. nga përleshjet e dhunshme kanë humbur jetëm së paku 35 persona.