1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Gashi: Avokatët e Thaçit dhe të tjerëve në Hagë, ta angazhojnë Mersin Katuçin si dëshmitar të mbrojtjes

Avokati Tomë Gashi u ka propozuar avokatëve të ish-krerëve të UÇK-së, që po akuzohen nga Gjykata Speciale në Hagë, që t’i angazhojnë si dëshmitarë të mbrojtjes Mersin Katuçin dhe familjarët e tij nga fshati Gurë në Shqipëri.

Avokati Gashi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Mersin Katuçi dhe familja e tij nga fshati Gurë në Shqipëri, janë të habitur dhe nuk mund ta kuptojnë se si asnjëherë për 17 vite pas inskenimeve brutale në shtëpinë e tij nga ana e Dick Marty dhe Jose Pablo Baraybar me ekipet e tyre te cilët shkuan aq larg saqe përveç bastisjes, kontrolli, në shtëpinë e tij, në pronën e tij, ata tentuan t’i zhvarrosin të vdekurit e fshatit të tij, në tentim të gjetjes së provave për diçka që kurrë nuk kishte ndodhur”.

Gashi kohë më parë ka marrë autorizimin e pronarit të të ashtuqajturës “Shtëpia e Verdhë” Mersin Katuçi, për të përgatitur kallëzim penal si dhe padi civile kundër senatorit zviceran Dick Marty.

Ai kishte njoftuar se kallëzim penal dhe padi civile do të ushtrohet edhe kundër ish – kryeprokurores të Tribunalit të Hagës, Carla Del Ponte dhe ndaj Jose Pablo Baraybar – kryesues i zyrës për persona të zhdukur dhe mjekësi ligjore në kuadër të UNMIK-ut.

Postimi i plotë i avokatit Gashi:

“Nese keni harru, pjesa e shtate!

Avokatet e pjesetareve te UÇK-së, te akuzuar në Gjykatën Speciale duhet t’i propozojne si dëshmitarë të mbrojtjes z.Mersin Katuçi dhe familjarët e tij…

Mersin Katuçi dhe familja e tij nga fshati Gurë në Shqipëri, janë të habitur dhe nuk mund ta kuptojnë se si asnjëherë për 17 vite pas inskenimeve brutale ne shtepine e tij nga ana e Dick Marty dhe Jose Pablo Baraybar me ekipet e tyre te cilet shkuan aq larg saqe perveq bastisjes, kontrolli, ne shtepine e tij, ne pronen e tij, ata tentuan ti zhvarrosin te vdekurit e fshatit te tij, ne tentim te gjetjes se provave per dicka qe kurre nuk kishte ndodhur.

Pas gjithe kesaj asnje udhëheqës i Shtetit të Kosovës, asnjë udhëheqës i UÇK-së, asnje komandant i UÇK-së, asnjë ushtar i UÇK-së,nuk e vizituan atë dhe shtepinë e tij të cilën e keqpërdori Dick Marty për të perpiluar raportin e rrejshëm dhe famë keq me të cilin e vuri ne lajthim Keshillin e Europes ne vitin 2011, për te hetuar pretendimet per kinse trafikimin e organeve njerezore.

Z.Katuçi eshte i befasur se si 82 deputet te Kuvendit te Republikes së Kosovës ne gusht te vitit 2015- 16 vite pas çlirimit nga Serbia, dhe 7 vite pas shpalljee se Pavaresisë së Kosovës, votuan Ligjin për Gjykatën Speciale, ( Ligji.Nr.05/L-053).

Z. Katuçi nuk mundet assesi të besoj se keta deputet te cilet e votuan Ligjin per Gjykaten Speciale nuk e kishin pare as atehere e as sot raportin e Prokurorit Amerikan Clint Williamson, i cili e demantoi raportin e Dick Martyt sa i perket pretendimit per trafikimin e organeve njerezore.

Z.Katuçi poashtu nuk e ka te qarte se pse deputetet e Kosoves votuan Ligjin per Gj.Speciale, pse i dhanë kompetencë kesaj gjykate me nenet 12 deri 16, ku parashihen akuza per krime lufte dhe per krime kunder njerezimit, kur me nenin 1 te ketij Ligji per aludim per trafikim te organeve njerezore askush kurre nuk do te akuzohet sepse kjo nuk ka ndodhur!

Avokatet e z. Hashim Thaçit, z.Kadri Veseli, z.Jakup Krasniqi, z.Rexhep Selimi, z.Pjeter Shala, z. Salih Mustafa, z.Hysni Gucati, dhe z.Nasim Haradinaj,duhet ta propozojne si deshmitar te mbrojtjes z.Mersin Katuci dhe anetaret e familjes se tij!”, (sic), ka shkruar Gashi.

Avokati Tomë Gashi, i cili ishte për disa ditë në Shqipëri, te “Shtëpia e verdhë” dhe familja Katuçi ka publikuar fakte të reja për Dick Martyn, Baraybarin dhe ish kryeprokuroren e Tribunalit të Hagës Carla Del Ponte.

Gashi përmes një postimi në Facebook, thotë se, Baraybar përveç krimit ndaj familjes Katuçi ka kryer edhe krime tjera. Sipas tij, ai i vodhi 400 eshtra të shqiptarëve të vrarë nga Serbia.

“Kosova nuk beri asgjë që ti demantoj pretendimet e sëmura të Dick Martyt, të Jose Pablo Baryabar, të Carla Del Pontes, të cilët punonin kundër shqiptarëve nën ndikime të Serbisë dhe të Rusisë e që këto krime të tyre na e sollën edhe Gjykatën Speciale kundër UÇK-së”, ka deklaruar Gashi.

Avokati Gashi ka treguar edhe rrëfimin e familjes Katuçi se çfarë kërcënimi u është bërë nga Dick Marty.

Gashi kohë më parë ka deklauar se Dick Marty në mënyrë klandestine, i maskuar në pronat dhe shtëpinë e Mersin Katuçi, në fshatin Gurë Republika e Shqipërisë, edhe pse në shtëpinë e familjes Katuçi nuk ishte gjetur asnjë provë për trafikim të organeve njerëzore, Dick Marty e mashtroi – e vuri në lajthim Këshillin e Evropës duke pretenduar se pjesëtarë të UÇK-së gjatë luftës dhe pas përfundimit të luftës, në shtëpinë e tij kinse kishin mbajtur qindra civil, shqiptarë, serb, romë, në mënyrë të kundërligjshme, i kishin torturuar, i kishin vrarë, dhe u kishin hequr organet trupore për trafikim ndërkombëtar.

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img