Dy 8-vjeçarë kanë vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur dje në fshatin Carralevë të Shtimës
Policia përmes raportit 24-orësh ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin.
Në raport thuhet se i dyshuari është arrestuar, derisa, bëhet e ditur se i njejti kishte humbur kontrollin mbi veturën kur edhe kishte goditur dy viktimat.
Dy viktimat u dërguan në emergjencën e Shtimës e pastaj në QKUK, ku edhe ndërruan jetë.
“Fsh. Caraleve, Shtime 09.05.2021 – 16:12. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti përderisa ishte duke drejtuar veturën, humb kontrollin mbi veturën dhe në trotuar godet dy viktimat meshkuj kosovar (të mitur). Dy viktimat fillimisht janë dërguar ne emergjencën e Shtimes e me pas ne QKUK ku edhe kanë ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.