1.7 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Hoxhaj: Konushevci do të mbahet mend si gjenerali i UÇK-së që i koordinoi aksionet e para në pranverën shqiptare

Kreu i PDK-së, Enver Hoxhaj në një postim në Facebook ka përkujtuar heroin e kombit Ilir Konushevcin.

Hoxhaj ka shkruar se Konushevci ka qenë lufëtar e strateg i parakasueshëm dhe do të kujtohet gjithmonë si gjenerali i UÇK-së që koordinoi aksionet e para në pranverën shqiptare dhe hapi rrugë për furnizim me armatim.

Ky është postimi i tij:

Në 23 vjetorin e vrasjes së tij, sot nderojmë dëshmorin, Heroin e kombit Ilir Konushevci. Luftëtari dhe strategu i pakrahasueshëm, do të kujtohet gjithmonë si Gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare që koordinoi aksionet e para në pranverën shqiptare dhe hapi rrugët për furnizim me armatim.

Me 9 maj të vitit 1998 në Miliskajë të Bajram Currit, ai u vra së bashku me mjekun nga Tropoja Dr. Hazir Malaj pa e parë përfundimin e tregimit që kishin nisur për Kosovën. Andaj, në këtë përvjetor, me dhimbje, por krenarë në Kosovën e lirë të Ilirit, lartësojmë dhe kujtojmë veprën e Gjeneralit tonë. Lavdi!.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img