2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Kryetari i Athinës: Mbështesim liberalizimin e vizave për Kosovën

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka pritur sot në takim kryetarin e Athinës, Kostas Bakoyannis, ku pas takimit, në një konferencë të përbashkët për media u tha se Greqia e mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën dhe anëtarësimin e Kosovës në BE.

Ahmeti tha se Bakoyannis do të qëndrojë në Prishtinë deri të premten, e që tha se do të shikohet mundësia se në cilat fusha do të bashkëpunojnë.

“Do të diskutojmë edhe për reformat në qytetet tona. Z. Bakoyannis ka jetuar për një periudhë të shkurtër kohore në Kosovë. Ashtu sikurse edhe shteti grek edhe Bakoyannis ka ofruar mbështetje për Kosovën, përfshirë edhe procesin e liberalizimit të vizave”, tha ai.

Ndërsa, kryetari i Athinës, Kostas Bakoyannis, tha se do të jetë për vizitë në shumë vende dhe më pas do të shohin se si do të konkretizojnë bashkëpunimin.

“Greqia do të hapet për turizëm. U përmend që Greqia e përkrahë liberalizimin e vizave për Kosovën dhe anëtarësimin në BE”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img