-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Pas thirrjeve për dorëheqje, vjen më në fund reagimi i Donika Gërvallës

Ka ardhur më në fund edhe reagimi i kryediplomates kosovare, Donika Gërvalla.

Ministrja e jashtme përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” ka thënë se asnjëherë nuk do të pushojë së kërkuari drejtësi për të gjitha viktimat në Kosovë, pa marrë parasysh përkatësinë politike, gjininë, kombësinë apo funksionin.

Më poshtë edhe njoftimi i plotë.

Dje, sot por edhe nesër!
Asnjeherë nuk do të pushoj së kërkuari drejtësi për të gjitha viktimat në Kosovë, pa marrë parasysh përkatësinë politike, gjininë, kombësinë apo funksionin e viktimave dhe autorëve të krimit.

Kjo është më e pakta që mund të bëjmë jo vetëm për viktimat, por edhe për gjeneratat që vijnë. Heshtja qyqare nuk e nderon asnjërin prej nesh.

Kuvendi i Republikës së Kosovës e ka thënë qartë fjalën e tij. Si ministre e qeverisë së zgjedhur me votën më të fuqishme qytetare i përulem çdo vendimi të Kuvendit.
Sot po dëgjoj si po bërtasin fort pikërisht ata që me heshtjen dhe me veprat e tyre e sollën Kosovën në këtë gjendje të turpshme. Vetëm me guxim dhe shumë punë do të mund t‘ia kthejmë Kosovës faqen e bardhë, jo me heshtje dhe mashtrim.

Shumë punë na presin, vërtet.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img