0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Berisha-Osmanit dhe Kurtit: Mos u merrni me deklarata nëpër zyre, ofroni garanci për krerët e UÇK-së

Ish-gjenerali i UÇK-së në Koshare dhe ish-kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Hisen Berisha, ditë më parë e ka bërë publike lajmin se disa shtete si Kroacia, Sllovenia dhe Austria, kanë ofruar garanci për Gjykatën Speciale për ish-Presidentin Hashim Thaçi dhe të tjerët për lirim me kusht.

Lidhur më këtë për Front Online, Berisha ka thënë se ky lajm është bërë i ditur për t’i vënë në veprim institucionet e Kosovës, të cilat deri më tani nuk e kanë marrë një hap të tillë.

“Përmes linjave të mia të komunikimit me këto vende kam arrit me mësuar për gatishmërinë e këtyre shteteve që të ofrojnë garanci që ata të mbrohen në liri, një diçka që e ka kërkuar edhe Gjykata Speciale për Kosovës, lidhur me kërkesën e të akuzuarve atje. E para që e ka konfirmuar ka qenë shteti i Kroacisë, ky lajm është bërë që me i vë në veprim institucionet e Kosovës”, tha ai pwr Front Online.

Ai tha se do të duhej që Presidentja, Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendi që të angazhohen që të ofrojnë garanci për Hagën pasi që, sipas tij, atje po gjykohet truri i drejtimit të luftës së UCK-së.

“E mira do të ishte që të ketë angazhim të përfaqësuesve institucional, Presidentit, Kryeministrit, Krye parlamentari dhe jo të merren me deklarata nëpër zyre, sepse kjo është për liderët e shtetit atje dikush ka shkuar nga pozita e President po flasim për liderët e luftës që kanë pasur përgjegjësi të ndara në luftë, atje nuk mund të thuhet se po gjykohet një individ por po gjykohet doktrina dhe truri i drejtimi të kësaj lufte. Në qoftë se ajo shpallet e inkriminuar po inkriminohet edhe qëllimi i luftës tonë”, tha tutje ai pwr Front Online.

Berisha shpret skeptik se edhe Shqipëria mund ta ofrojnë një garanci të tillë për Gjykatën Speciale, pasi që siç thotë ai një garanci e tillë lidhet me kredibilitetin e shteteve dhe përmbushjen e kritereve për të qenë pjesë e BE-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img