7.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Pacolli i mallëngjyer për natyrën e Kosovës (Foto)

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, thotë të jetë i mallëngjyer për natyrën e Kosovës

Pacolli është zgjuar herët sot dhe ka dal të shëtis me plot energji e mallëngjim për natyrën e Kosovës.
Nën rrezet e diellit, siç e përshkruan ai si një poet, thotë se sytë e tij zotëronin pamje nga Hertica, Shala e Bajgorës, Lubeteni e Karadaku.
Por krejt këtë pamje magjepse e përrallore ia prishi bërlloku që kishin hedhur qytetarët e pandërgjegjshëm. Por këtë faj Pacolli ia hedh Qeverisë të cilën e quan “qeveri të shkatërrimit e bërllokut”.
Postimi i tij:
Mirëmengjes Qeveri e shkatërrimit dhe e bërllogut!
Sot u zgjova heret dhe dola të eci me plot energji dhe mallengjim për natyrën e Kosovës (nën rrezet e diellit te mengjesit) të cilën e kisha nën zotimin e syrit që nga Hertica, Shala e Bajgorës, Lubeteni e Karadaku e deri të Svirca. Ky mallengjim u zbeh shpejtë duke parë bërllogun kudo, kafshë të ngordhura, shtigje e prrocka të mbushura me mbeturina nga më ta ndryshmet. Rrugët që shkatërrohen për mungesë të mirëmbajtjes e shumëçka. Kam frikë se natyra do të na hakmerret. Shoqërusi im tërë kohën thoshte; “Uh ….. po këta jane bërlloga e shkatërrues vetë..çfarë shëmbuj japin këta bre Zoti …..”!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img