1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

“Muaji i sefasë” në Kosovë: Në 14 ditë, punëtorët e shtetit do të punojnë vetëm 6 ditë

Nëse llogarisim edhe pushimet e rregullta gjatë vikendit, i bie se punëtorët e institucioneve shtetërore do të punojnë vetëm 6 ditë në dy javëshin e parë të këtij muaji.

Nesër, më datë 1 maj, sipas Kalendarit të Festave Zyrtare është Dita Ndërkombëtare e Punës. Meqë kjo festë bie në ditë vikendi, për punëtorët e institucioneve shtetërore, dita e hënë, pra 3 maji, do të jetë ditë pushimi.

Ditën e diel, më 2 maj janë Pashkët Ortodokse, por që festohen me 4 maj. Edhe kjo ditë do të jetë ditë pushimi për institucionet publike.

Po, ashtu ditë pushimi për institucionet shtetërore do të jetë edhe më 10 maj, për shkak të Ditës së Evropës dhe më 13 maj Dita e Bajramit të Madh.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img