-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Hoxhaj kritikon Kurtin: Nga Jo Negociata – Vetëvendosje, nisi bisedimet për Autonomi për serbët në Kosovë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ashpër pas deklaratave të kryeministrit Albin Kurti i cili sot në Bruksel konfirmoi rinisjen e dialogut, pa vendosur reciprocitetin ndaj Serbisë siç kishte premtuar.

Hoxhaj ka shkruar në faqen e tij në Facebook se me konfirmimin e tij për rinisje të dialogut me Serbinë, Albin Kurti sot e përmbysi gjithë trashëgiminë e tij politike kundër negociatave Kosovë-Serbi.

“Nga Jo Negociata – Vetëvendosje, Kurti ra dakord në Bruksel që të hyjë në Negociata për Autonomi për serbët në Kosovë dhe të zhbëjë planin Ahtisaari që mundësoi pavarësinë e Republikës së Kosovës”, ka thënë Hoxhaj.

Ai tha se në Bruksel duhet të ketë dialog vetëm për njohjen reciproke, asgjë tjetër.

Deklarata e plotë e kryetarit të PDK, Enver Hoxhaj:

Me konfirmimin e tij për rinisje të dialogut me Serbinë, Albin Kurti sot e përmbysi gjithë trashëgiminë e tij politike kundër negociatave Kosovë-Serbi.

Kurti rinisi dialogun në Bruksel pa vendosur reciprocitet me Serbinë dhe pa një platformë apo strategji.

Nga Jo Negociata – Vetëvendosje, Kurti ra dakord në Bruksel që të hyjë në Negociata për Autonomi për serbët në Kosovë dhe të zhbëjë planin Ahtisaari që mundësoi pavarësinë e Republikës së Kosovës.

PDK si parti shtetformuese do të kundërshtojë çdo ide që synon zhbërjen e shtetit të Kosovës dhe përmbysjen e rendit kushtetues. Në Bruksel, duhet të ketë dialog vetëm për njohjen reciproke, asgjë tjetër

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img