1.7 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Kurti takohet me kryeministrin belg – temë diskutimi ishte dialogu me Serbinë, vaksinat antiCOVID-19 dhe liberalizimi i vizave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Burksel.

Ai sot ka zhvilluar një takim me Kryeministrin belg, Aleksander De Croo.

Kurti ka bërë të ditur se gjatë këtij takimi kanë diskutuar për prioritet e tyre për vendet e punës dhe drejtësinë, si dhe liberalizimin e vizave.

“Fillova vizitën time dy ditore në Bruksel, shtëpinë e institucioneve të BE-së, me një takim bilateral me Kryeministrin e Belgjikës, Aleksander De Croo. Unë ndava prioritet tona për vendet e punës dhe drejtësinë, angazhimin tonë drejt BE-së si dhe kërkova liberalizimin e vizave. Ne ramë dakord të rrisim bashkëpunimin ekonomik”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Edhe kryeministri belg, Aleksander De Croo, ka thënë se ishte një takim i mirë me kryeministrin Albin Kurti.

“Takim i mirë i parë me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ne diskutuam agjendën e reformave gjyqësore të Kosovës, rimëkëmbjen ekonomike, vaksinat dhe perspektivën e saj evropiane dhe transatlantike. Përsërita mbështetjen tonë të fortë për Bashkimin Evropian në lehtësimin e dialogut politik me Serbinë”, ka shkruar kryeministri belg.

Gjatë ditës, Kurti pritet ta takojë edhe presidentin e Parlamentit Evropian, David Sasolli.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img