1.7 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Arben Vitia paralajmëroi dorëheqjen, reagon Vehbi Kajtazi

Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar deklaratën e ministrit Arben Vitisë, i cili ka thënë se është i gatshëm të jap dorëheqje nëse vërtetohet se ka refuzuar te nënshkruaj procesi e vaksinave me Pfizer.

Vehbi Kajtazi në Debat Plus ka thënë se nuk na duhet dorëheqja e ministrit Vitia por na duhet puna e tij.

Tutje, ai ka shtuar se askush nuk ka thënë se ka refuzuar të nënshkruaj kontratën me Pfizer, thjeshtë procesi si akt nuk ka ndodhur dhe se nënshkrimi nuk është vënë, arsyet i di më mire ai.

“Nuk është që na duhet dorëheqja e ministrit Vitia, por na duhet puna e tij, sepse nëse me dorëheqjen e tij zgjidhet problemi atëherë le të jap dorëheqje. Tash po thotë nuk e kam refuzuar ka dallim në artikulim të gjithë asaj situate.

Askush nuk ka thënë se e ka refuzu thjeshte nuk e ka nënshkruar, nuk ka ndodhë akti, arsyet i di ai më së mire, mund te vi një Arben tjetër ndoshta më i mire ndoshta me i dobët por neve na duhet vaksinat. Sa i përket prodhuesve te tjera nuk është mire me u kap vetme me Pfizer sepse ato afate tashme kanë ikur, tani mund të shohim Astraceneza e cila është një prodhues masiv i vaksinave dhe jam i bindur se më lehtë mund të sillen këto vaksina”, ka thënë Kajtazi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img